Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj i ftuar në emisionin ‘Stay Tuned’ në MCN ka folur lidhur me zgjedhjet e 14 majit ku u shpesh se Partia Socialiste nuk flet me duar në xhepa siç bëjnë kundërshtarët e tyre.
Ai tha se kanë një program dhe se dinë ku ishin dhe ku duam të shkojnë. Sipas tij pavarësisht situatës ku ndodhet opozita, zgjedhjet nuk janë asnjëherë të lehta, ndërsa shprehet i bindur për fitoren e Veliajt në Tiranë.
Është shumë e rëndësishme të dish të tria fazat. Ku ishim në 2015 kemi vetëdije të qartë, shifra të qarta se ku kemi arritur në këto 8 vite dhe kemi një ide të qartë se ku duam të shkojmë në katër vitet e ardhshme. Zgjedhjet nuk janë asnjëherë të lehta. Ajo që ndodhi në 2019 ishte fatkeqësisht një dëshirë e tyre, në një pikë të caktuar vendosën të besonin në çmenduri kolektive. Por thash zgjedhjet nuk janë asnjëherë të lehta dhe presupozohet se kundërshtari do ketë alternativa, por nuk mendoj se do jenë të vështira, të paktën në Tiranë ne nuk rrezikojmë rezultatin sepse ka një diferencë të ndjeshme mes dy skuadrave. PS është si skuadra e madhe që bën lojën e vetë pa konsideruar kundërshtarin, edhe pse e respektojmë kundërshtarin, por e dimë forcën e tij, por mbi të gjitha dimë forcën tonë. Në 2019 zgjedhjet ishin shumë atipike, ndërsa aktualisht në terma votash do mundohemi të forcojmë veten.
Në vijim ai theksoi se duke e parë Këlliçin nga plani politik, për PS do thoshim që bën shumë mirë që bën fushatën siç e bën.
Dikush që premton gjëra absurde dhe me duar në xhepa dhe po të shohësh listën që do mbështesë nuk më duket se ka dhe shumë të rinj që e mbështesin. Tjetra që është akoma dhe më e rëndë, ai ka qenë dhe punonjës në bashki të Tiranës dhe dikush që e di se si funksionon ai institucion nuk mundtë pretendoj të premtoj gjëra të pabëshme.



