Rama: Aplikimet për ID dhe pasaportë bëhen edhe online, përgjysmohet koha e tërheqjes

Rama: Aplikimet për ID dhe pasaportë bëhen edhe online, përgjysmohet koha e tërheqjes

Kryeministri Edi Rama të hënën sqaroi se kartat ID dhe pasaportat mund të merren edhe online.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat, pasi tashmë mjafton vetëm një aplikim në e-albania.

Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania. https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_ëeb.aspx…Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar”, citohet nga sqarimi i kryeministrit në Facebook.

Rama thekson se pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat.

Ai tregon se ky proces kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë anti-COVID-19.

Për shkak të epidemisë së koronavirusit u ndalua funksionimi i zyrave të aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy