Meta: Mbështes kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO

Meta: Mbështes kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO

Presidenti Ilir Meta thotë se mbështet fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, të paraqitura sot zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg nga ambasadorët respektivë.

I bëj thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.

Presidenti shton se anëtarësimi në NATO i  Finlandës dhe Suedisë, dy vende të konfirmuara si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, do të forcojë sigurinë e përbashkët dhe do t’i japë një vlerë të shtuar parimeve demokratike që e bëjnë NATO-n, Aleancën më të madhe dhe të suksesshme politiko-ushtarake në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy