AI në fushën e mbrojtjes/ Dyrmishi: Efektive përsa kohë ushqehet me të dhënat tona (VIDEO)

AI në fushën e mbrojtjes/ Dyrmishi: Efektive përsa kohë ushqehet me të dhënat tona (VIDEO)

Emanuela Dyrmishi, eksperte sigurie në Itali, foli në studion e MCN Informacion mbi rëndësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në fushën e mbrojtjes. Dyrmishi tha se ajo është vënë efektivisht në shërbim nga ushtria amerikane. Dyrmishi solli edhe rastin e ushtrisë kineze dhe qasjes që ajo ruajti sidomos gjatë pandemisë.

 

Inteligjenca artificiale bën atë që njeriu nuk mund të bëjë në mënyrë të shpejtë. Ndaj ka anën e vet pozitive. 

 

Inteligjenca artificiale vepron në bazë të parametrave që i vendos ai që e kontrollon. Inteligjenca artificiale ushqehet me ato që janë të dhënat informative, sjelljet e njeriut. Në fusha si arti kemi disa fokuse specifike ku kërkohet që njerëzit të punojnë me inteligjencën artificiale të mësojë, p.sh. si mund të shkruhet një artikull. Përgjigjja më e saktë është se nuk mund të kemi një anashkalim total të inteligjencës artificiale. 

 

Në fushën e mbrojtjes, AI u përball me një nivel të jashtëzakonshëm që nuk u ka lejuar edhe ushtarakëve të kenë kohën dhe të adaptohen me informatat që vijnë sekondë pas sekonde. Inteligjenca artificiale në këtë moment ushqehet nga të dhënat tona. Integrimi në këtë moment është integrim jo i balancuar. 

 

Vetëm para pak vitesh, bota cyber i quajt domeini i katërt i luftës. Ushtria e SHBA, më e përparuara në këtë drejtim, prej kohësh ka futur brenda strukturave të saj, struktura të tjera që analizojnë stresin brenda ushtrisë. 

 

Ushtria kineze niset nga një strategji që kërkon përdorimin e sa më pak energjie. Për shembull përdoret për mbyllje totale ose shkatërrim ekonomik të vendit kundërshtar. Ose mund të përdorin fuqinë nukleare si deterrent. Strategjia kineze dhe këtë e shohim shumë mirë në Afrikë, ku ka lumenj të palundrueshëm dhe probleme në infrastrukturë, ishte ushtria kineze ajo që ndërtoi shumë prej tyre. Nga ana tjetër ndërhyrja europiane ka qenë shumë më ndryshe. Ka qenë më shumë strategji shfrytëzimi dhe kjo ka krijuar konfliktualitet. Këto po hasin në vështirësi. Janë vështirësitë e mungesës së një strategjie afatgjatë. Pandemia na gjeti të papërgatitur. Vetëm Franca dhe Gjermania kanë një qasje ushtarake të ngjashme me atë kineze. Studimi që ne sollëm është një nga përgjigjet e para. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy