“Lojërat e fatit”, Rama i përgjigjet Berishës: Bastet vdiqën Sali!

“Lojërat e fatit”, Rama i përgjigjet Berishës: Bastet vdiqën Sali!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri për vendimin e tij për mbylljen e basteve dhe kazinove.

Në një postim në "Twitter", Rama akuzon ish-kryeministrin Berisha se po u del për zot basteve, ndërsa partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë falas.

Sipas kreut të qeverisë, këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme.

"Bastet vdiqën Sali" paralajëmron shefi i qeverisë në përgjigje të akuzave të Berishës se mbyllja e lojërave të fatit po bëhet me qëllim monopolizimin e tyre.

Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS. Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme. Bastet vdiqën Sali”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy