Për bojkotin e që opozita ka ndërmarë duke lënë çdo punim të parlamentit ka sjellë edhe reagimin e zyrtarve të Bashkimit Europian.
Pas deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Europian Maja Koçijançiç edhe eurodeputeti Eduard Kukan ka theksuar se opozita duhet të rikthehet në Kuvend e ta zhvilloj prej aty debatin politik.
‘Në Shqipëri ka ende shumë punë për tu bërë nga opozita në Kuvend para zgejdhjeve. Duke bojkotuar Kuvendin këto punë nuk do të mund të bëhën’, ka theksuar Kukan përmes një postimi në rrjetin social "Twitter".
Ndërkaq protesta e opozitës është në ditën e katërt të saj. Lideri i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka deklaruar se protesta do të vijoj deri në krijimin e një qeverie teknike, rrugë kjo që sipas tij do të bëhet garante e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.




