Berisha: Dhënia me koncension e shtetësisë, kanal i zi për trafikantët dhe paratë e drogës

Berisha: Dhënia me koncension e shtetësisë, kanal i zi për trafikantët dhe paratë e drogës

Kryedemokrati Sali Berisha në komunikimin e përjavshëm për mediat paralajmëroi qeverinë lidhur me ato që e quajti “pasaportat e arta”.

Berisha tha se koncensioni për shtetësinë është një thirrje narkotrafikantët dhe kriminelët e gjithë rajonit, që të bashkohen në Shqipëri, si mekanizmi i fundit i shndërrimit të Shqipërisë në parajsën e drogës dhe krimit.

Pasaporta e artë në vendet ku shteti ligjor funksionon, është një mundësi e përdorur nga ato qeveri për të thithur investime të huaja, kurse në narkoshtetin e parë dhe të vetëm si Shqipëria, është një kanal i zi për të trafikantëve të pashpirt të rajonit e botës, është kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat korruptive po shkatërron sot Tiranë.

Për dhënien me koncension të shtetësisë, e paralajmëroj në mënyrë serioze se këto praktika do të kundërshtohen me të gjithë potencialin që ka opozita.

Sikundër paralajmëroj çdo person se aplikimi mbi bazën e kësaj praktike nuk do të njihet nga opozita shqiptare, nndaj të mos biem pre e një skeme të madhe mashtrimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy