Situata në veri/ Fillon tubimi i serbëve afër objekteve të katër komunave

Situata në veri/ Fillon tubimi i serbëve afër objekteve të katër komunave

Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të sapozgjedhur të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë duke vazhduar edhe këtë të martë.

Situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mëngjesin e së martës është e qetë, thanë nga Policia e Kosovës. Edhe sot serbët lokalë kanë vazhduar me protesta.

KFOR është pozicionuar në Zveçan mëngjesin e sotëm në afërsi të Komunës.

Pranë komunës u formua një kordon dhe pak metra përpara dhe një pengesë metalike.

Pas kordonit janë tre autoblinda të Njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Qasja në ndërtesën e komunës është e ndaluar teksa qytetarët vazhdojnë protestat, nata ka kaluar e qetë.

Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.

Së paku 25 ushtarë të KFOR-it u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy