Bushati firmos peticionin: Vettingu, kusht për negociatat

Bushati firmos peticionin: Vettingu, kusht për negociatat

Pas kryeministrit Edi Rama, edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka firmosur peticionin pro Vettingut.

Ai iu bashkua nismës së shoqërisë civile për mbledhjen e firmave pro vettingut në Shkodër dhe deklaroi se Vetingu është një kusht për çeljen e negociatave me BE-në.

Bushati tha se një ditë më parë në Tiranë, Mogherini e bëri të qartë këtë kusht.

"Vendosa të firmos peticionin për vetting sepse është një pikë kthese jo vetëm për reformimin e drejtësisë dhe hapat për në BE por është një mundësi për pastrimin e jetës publike në Shqipëri. Shumë bëjnë pyetjen pse firmosin ministra e deputet. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e tha dje që vetting është kusht i qënësishëm për reformën dhe për ndërtimin e një shoqërie demokratike si dhe është kushti themelor për çeljen e negociatave për anëtarësim", tha Bushati. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy