Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka shkarkuar ditën e sotme drejtorin e Burgut në Korçë, pasi akuzohet se ka dhënë leje shpërblyese në kundërshtim me ligjin për të burgosurit.
Pak ditë më parë, një i burgosur që kishte marrë leje nuk u kthye më dhe sipas ministrisë, drejtori e njoftoi me vonesë ministrin për lejen.
NJOFTIMI
Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e IEVPKorcë z. Robert Kodra, me motivacionin e keqmenaxhimit të institucionit dhe shkeljessë rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda.Nga hetimi administrativ i realizuar nga strukturat përgjegjëse ka rezultuar se jemipërpara rastit të shkeljes së ligjit dhe Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që ka sjellë pasoja të rënda për funksionimin normal të institucionit, si dhe mungesës së informimit të Ministrit të Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëve nga dhënia e tyre, sic parashikohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo zyrtar publik nën varësinë e tij që shkel ligjin.



