Ceremoni solemne për nder të 111 vjetorit të ngritjes së flamurit në Durrës

Ceremoni solemne për nder të 111 vjetorit të ngritjes së flamurit në Durrës

Bashkia e Durrësit ka organizuar një ceremoni solemne në përkujtim të ngritjes së flamurit të pavarësisë në Durrës më 26 nëntor 1912. 

Në ceremoni merrnin pjesë presidenti Bajram Begaj dhe kryetarja e bashkisë Emiriana Sako.

Përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, por dhe veteranë e qytetarë ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Gjatë fjalës së saj kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e vuri theksin te rëndësia e 26 nëntorit të 1912, duke rikujtuar figurat historike që i dhanë vlerë ngritjes së flamurit në qytetin bregdetar.

Më 26 nëntor 1912, Hafiz Ali Podgorica ngriti flamurin kombëtar në Durrës.

Në postin kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Podgorica pati një angazhim domethënës në periudhën që i paraprin shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit me brohoritje. Mytesarifi*1 u pushua. Hamid bej Toptani u emërua guvernator provizor. Mitropoliti*2 refuzon ta njohë administratën lokale. Trupat mustahfis (mbrojtëse të prapavijës së qytetit) u liruan. Paria e vendit u doli serbëve përpara. Mungojnë informata të sakta për lëvizjen e tyre (serbëve). Ata janë nisur prej Kruje.”, njoftohej në radiotelegramin shifër të nënkonsullit, Rudnay drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme britanike.

Dy ditë më pas, në Kuvendin e Vlorës morën pjesë si delegatë të Durrësit Dom Nikollë Kaçorri, Abaz Celkupa, Mustafa Hanxhiu dhe Jahja Ballhysa, të cilët nënshkruan edhe dokumentin historik Pavarësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy