Shkodër/ Basha: Qëllimi i opozitës është shporrja e tiranisë

Shkodër/ Basha: Qëllimi i opozitës është shporrja e tiranisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, ka vizituar qytetin verior të Shkodrës, ndërsa paradite zhvilloi edhe turin e tij “Po të Dëgjoj”, me qytetarë të ndryshëm të këtij qyteti.

Basha ka preferuar të mos shoqërohet nga media, por vetë zyra e shtypit e PD-së tha që do shpërndajë materialin e gatshëm.

Burimet paraprake treguan se Kryesia e Partisë Demokratike, dega Shkodër është thirrur në një drekë pune nga Basha, por ende s’janë dhënë detaje në lidhje me të.

Kreu demokrat nuk i ka shpëtuar dot interesit të gazetarëve, në lidhje me qëndrimet që do të mbajë opozita dhe cili do të jetë aksioni i saj politik.

Interesit të gazetarëve se çfarë pritet të ndodhë pas 2 marsit, Basha iu përgjigj se objektiv mbetet shporrja e tiranisë dhe vendosja e demokracisë në vend. Ai theksoi se një gjë e tillë do të bëhet me të gjitha format dhe mënyrat demokratike.

Burime nga selia blu, bën me dije se në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe ish-deputetët e PD-së, Basha ka diskutuar për rrugën që do të ndiqet nga opozita e bashkuar, në përballjet kundër qeverisë.

Sipas tij, synimi kryesor i aksionit opozitar, është largimi i qeverisë Rama dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy