Inceneratorët/ Alibeaj: S’ka shqiptar që beson se afera është bërë pa miratimin e Ramës

Inceneratorët/ Alibeaj: S’ka shqiptar që beson se afera është bërë pa miratimin e Ramës

Nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj ka reaguar sërish sot mbi aferën e inceneratorëve, duke u shprehur se asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë ku është përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës.

“Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, Erjon Veliaj  duhet të ishin me Lefter Kokën. Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama”, shprehet Alibeaj.

 

DEKLARATA

A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!

Nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën  e inceneratorëve.

1- Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore.

Ëngjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

 2- Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon.

Arben Ahmetaj jep miratimin për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje” një procedurë që është në kundërshtim me ligjin”.

3- Koncesioni për inceneratorin e Elbasanit, duke përfshirë incinerimin dhe shitjen e energjisë, ishte për 7 vite. Me firmën e Damian Gjiknurit qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë,  Klodian Zotos dhe Stela Gugallias, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë

4- Punimet në inceneratorin e Tiranës kanë filluar në Janar 2020, kurse pagesat janë bërë qysh prej Prillit 2018.

5- Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, u bën presion ndërtuesve që të gjitha dherat dhe inertet që dalin nga ndërtimet në Tiranë, të shkojnë në landfillin e Sharrës në mënyrë anti-ligjore, pa një vendim të Këshillit Bashkiak dhe nën presionin e Bashkisë Tiranë, ndaj ndërtuesve.

Vendimi antiligjor i Veliajt i mundëson inceneratorit të Tiranës të përfitojë 40 milionë euro shtesë.

6- Në mes  të pandemisë 850 mijë euro shpenzime për udhëtime.

7- 450 mijë euro reklama për media

8-  Edmond Bllako, babai i deputetit Alqi Bllako, ka qenë i punësuar pranë kompanisë së inceneratorit të Tiranës, me pagë 10 milionë lekë/muaj.

9- Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në Tatime se paguhet 900 mijë lekë.  Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para?

Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, Erjon Veliaj  duhet të ishin me Lefter Kokën.

Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama.

Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy