Meta i jep titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’ zyrtarit të CDU/CSU: Këshillat e Bundestagut nuk gjetën reflektimin e duhur

Meta i jep titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’ zyrtarit të CDU/CSU: Këshillat e Bundestagut nuk gjetën reflektimin e duhur

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’ Kryekëshilltarin për Politikën e Jashtme të grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman, Hans Joachim Falenski.

Gjatë dhënies së titullit ndaj Falenskit, Meta u shpreh se ai ka më shumë se 9 vite që ndjek nga afër procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

“ Zoti Falenski ka më shumë se 9 vjet që ndjek nga afër procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe është një nga njohësit më të mirë si të Shqipërisë, ashtu edhe të procesit të integrimit evropian. Ai na ka ndihmuar përgjatë gjithë këtyre viteve të kuptojmë qartë se integrimi evropian nuk kalon përmes lobimit, por përmes standardeve evropiane të qeverisjes, të shtetit ligjor, të funksionimit të institucioneve, të respektimit të të drejtave themelore të njeriut, etj”

Meta tha se e vlerëson mbështetjen e Bundestagut për procesin e integrimit, dhe  shtoi se është për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut në tetor nuk gjetën reflektimin e duhur.

“Është për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut që i paraprinë mbledhjes së Këshillit Evropian të tetorit nuk gjetën reflektimin e duhur. Por tashmë është revoltuese që muajt pasues, në vend që të shërbenin për një reflektim të përgjegjshëm dhe nxitjen e një klime bashkëpunuese, u përdorën për të vijuar provokimet dhe rrugën e anti-kushtetutshmërisë dhe paligjshmërisë në vend”, u shpreh presidenti Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy