Veliaj pushon drejtorët e bashkisë, Xama: Lëvizja pasi SPAK ka bërë kontrolle në disa prej institucioneve që ata drejtonin

Veliaj pushon drejtorët e bashkisë, Xama: Lëvizja pasi SPAK ka bërë kontrolle në disa prej institucioneve që ata drejtonin

Gazetarja Ola Xama në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar lëvizjen e fundit të kryetarit të bashkisë së Tiranës i cili pak ditë më parë pushoi nga detyra 12 drejtorë.

Ajo tha se kjo lëvizje ka ardhur pasi SPAK ka ndërmarrë një kontrolli që SPAK ka ndërmarrë para disa ditësh se të vinte kjo lëvizje duke sekuestruar dokumentacionin e disa prej institucioneve që ata drejtonin.

Nga burimet brenda mbledhjes të gjithë drejtuesit kanë marrë një sms të premten se do kishin një mbledhje urgjente me kryetarin e bashkisë pasi ishte bërë një mbledhje 3 javë më parë. Mbledhja ka zgjatur jo më shumë se 10 minuta dhe u ka thënë se për të mirën e bashkisë është mirë të kemi disa ndryshime dhe duke lexuar listën me emrat e të shkarkuarve dhe emrat e të emëruarve.

Në total kanë qenë 12 drejtues që janë shkarkuar. Ajo që është duke ndodhur pranë bashkisë së Tiranës është se SPAK ka shkuar në Tirana parking dhe ka sekuestruar një sërë dokumentacioni, por ashtu dhe te agjencia e parqeve dhe rekreacionit, lidhur me disa procedura. Madje dy prej drejtorëve kanë dhënë dorëheqjen më parë se të shkarkoheshin por nuk është pranuar nga Veliaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy