Vizita e Mogherinit, Bushati: Rekomandimi nuk është fundi i kësaj fushëbeteje

Vizita e Mogherinit, Bushati: Rekomandimi nuk është fundi i kësaj fushëbeteje

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se vizita e Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së në Tiranë, Federica Mogherini, shënon një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe kapitullin e ri që po hapim.

Në një reagim në rrejtin social "Facebook", shefi i diplomacisë shqiptare shprehet se mesazhet e kësaj vizite janë të qarta për këdo. Mes të tjerash Bushati shton se rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është i merituar dhe vjen si pasojë e fryteve të korrura në fushëbetejën e vështirë të reformave shtet ndërtuese dhe shtet konsoliduese

"Rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është plotësisht i merituar dhe vjen si pasojë e fruteve të korrura në fushëbetejën e vështirë të reformave shtet ndërtuese dhe shtet konsoliduese. Rekomandimi nuk është fundi i kësaj fushëbeteje. Por futja në një fazë të re edhe më impenjative që kërkon ritëm dhe cilësi edhe më të madhe për reformat që do të ndërmerren", thuhet në reagimin e Bushatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy