Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbyllur fushatën sot në Fier teksa pas tre ditësh mbahen zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.
Kreu i opozitës u shpreh se e diela është dita e fitores më të madhe dhe ftoi të gjithë qytetarët të votojnë masivisht numrin 9 që Shqipërisë t’i rihapet rruga për në Bashkimin Europian, vendeve të reja të punës, pagave më të larta, arsimit më të mirë, shpresës dhe sigurisë për të gjithë shqiptarët.
Ai thekson se numërimi mbrapsht ka nisur dhe së bashku shqiptarët do të sjellin ndryshimin.
“Për të ardhmen e fëmijëve, numrin 9, për subvencionet për fermerët, për agrobiznesin, votoni numrin 9.
Për ti dhënë mundësi rinisë fierake, të mrekullueshme të këtij qyteti e qarku, që zemrat e tyre, mendjet e tyre, ëndrrat e tyre të rrahin bashkë e afër me ato të prindërve të tyre për të mbyllur plagën e emigracionit, për të sjellë këtu investime europiane, siguri për jetën, siguri për të ardhmen, për të hapur ditën e dielë, votojmë numrin 9, cilin numër, 9.
Nga Saranda në Tropojë, nga Konispoli në Vermosh, nga Fieri në Korçë. Thirrja e ndryshimit për fitore. Për të ardhmen e tyre, mirëqenien e tyre, janë krenarë, të vendosur, të dielën votojmë numrin 9, bashkë për ndryshim.
Bashkë për Shqipërinë Europiane, bashkë për Fierin e zhvilluar, lotët e trishtimit, bashkë për të mundësuar zhvillimin e tokës të nëndheshme e mbidheshme, për fëmijët tuaj, për prindërit tuaj. E dini që, qeveria do të jetë e juaja, e çdo fieraku, e çdo shqiptari, që ju rini e Fierit.
Numërimi mbrapsht ka nisur nga Fieri, nga çdo qytet, fshat, zemër, vatër, 3 ditë nga ndajnë nga pjesëmarrja më masive popullore ndonjëherë në zgjedhjet më të rëndësishme ndonjëherë. Është pyetja më e rëndësishme që do i përgjigjemi më vonë, edhe 4 vite të tilla si këto 8 vite që kaluam, apo nndryshim? Bashkë për ndryshim, votoni numrin 9. Fieri fiton, Shqipëria fiton, zoti e bekoftë Shqipërinë.’’- tha Basha.



