Protesta për policin e hedhur nga pallati, Soko-Qorit: S'ka pronar protestash, u tregove hipokrit duke ndaliuar Lapaj të flasë

Protesta për policin e hedhur nga pallati, Soko-Qorit: S'ka pronar protestash, u tregove hipokrit duke ndaliuar Lapaj të flasë

Drejtuesi i “Lëvizja bashkë”, Arlind Qori dhe bashkëdrejtuesi i “Nisma Thurje”, Pano Soko, u përplasën në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV për incidentin që ndodhi në protestën e thirrur nga lëvizja e drejtuar nga Qori për hedhjen e policit Azbi Spahiu.

Soko e dënoi sjelljen e Qorit që i kërkoi policisë të largonin një protestues, dhe ndalimin e për të mbajtur një fjalim Lapaj duke e quajtur protagonizëm dhe hipokrizi, ndërsa Qori tha se erdhën për të prishur protestën.

Arlindi thotë se ka marrë leje. Arlindi ka marrë leje për protestën e vet. Unë isha te marshimi i ftuar nga “Shqipëria bëhet”, e cila konvergonte në një pozicion që ishte Ministria e Brendshme me leje nga policia, se pa leje nuk lëviz dot. Pashë si mundësi të mirë që ne përballë kësaj të paktën, që është një rast flagrant, ku po na shtypin me këmbë dhe nuk po na thonë më fal dhe po na thonë qepeni gojën, të ishim bashkë.

Ajo që treguam ishte papjekuri dhe të flasim elefanti në dhomë, mos ta fshehim, ishte ego e pastër Arlind. Kërkesë për protagonizëm. Ti thuash policisë merreni këtë se do të fliste. Ishte papjekuri. Do të flasin të gjithë ata që duan të flasin. Ne po e fshehim të vërtetën. Është hiprokizi. E vërteta është që këtu ka ego.

Këtu egot u përplasën dhe mbaroi muhabeti dhe këtu halli është më i vogël se egot. Kjo është e vërteta. Nuk ka pronar protestash. Hipokrizia është problem, Arlindi kishte frikë se i binte protagonizmi. Arlind Qori kërkon pushtet sepse protesta nuk bëhet me regji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy