
Pas mbledhjes së qeverisë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë deklaroi sot se Shqipëria ka të drejtë të mos e marrë parasysh vendimin e Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, që ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian, Francesko Becchetti.
Zv/kryeministrja, po ashtu vuri në dukje se Shqipëria do të pajtojë avokatët më të mirë për t’u mbrojtur, pasi sipas saj, cenohet sovraniteti i vendit nga një kriminel i dënuar.
Shtetet për shkak të sovranitetit kanë të drejtë të mos marrin parasysh vendimet e Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar. Ky është dhe pozicioni ynë. Qeveria shqiptare do të luftojë për sovranitetin e këtij vendi ashtu si i takon dhe do ta mbrojë nga çdo lloj krimineli i dënuar 17 vite, i cili ka kryer krime të faktuara nga gjykatat e të gjitha niveleve dhe nuk ka shans që qeveria shqiptare të lejojë që Shqipëria të merret peng nga kriminelë të këtij niveli.
Luftën nuk po e bëjmë vetëm për vendin tonë, por kur Shqipëria të fitojë këtë luftë me rastin në fjalë do të kemi ndihmuar edhe disa qeveri dhe kompani të tjera që dhunohen prej vitesh nga i njëjti kriminel.
Ajo u shpreh se ky vendim nuk do ndikojë aspak për rritjen e pagave dhe pensioneve duke shtuar se një shtet ka të drejtë që edhe mos ta marrë parasysh vendimin e gjykatës.
Në rritjen e pagave dhe pensioneve nuk e ndikon asgjë. Më vjen keq që ndjej nota kënaqësie në vendimin e Arbitrazhit. Nuk jemi ajo forcë që dalim themi e del një vendim gjyqi që na e ndryshon. Shtetet kanë të drejtë të mos marrin parasysh vendimet e Eksidit. Nuk ka shans që Shqipëria të merret peng nga një kriminel i këtij niveli.
Balluku njoftoi edhe lidhur me vendimet e rëndësishme që janë marrë në sektorin energjisë nga mbledhja e sotme e qeverisë.
Një prej tyre është miratimi i platformës elektronike për planifikimin dhe monitorimin e energjisë në të gjithë sektorët.
Kemi prej kohësh që punojmë, për të arritur në rezultatin e masave që duhet të marrim. Do të ketë një instrument elektronik. Një vendim është ai i ndryshimit të VKM 822 e njohur si VKM e cila rregullon procedurat e ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni e ndryshuar. është një VKM që ka pasur disa herë ndryshime. Koha e kolaudimit po kalon duke bërë kështu edhe rregullimet e fundit.
Do të na japë mundësi për të qenë më të shpejtë për lejet. Shtohet një dispozitë e cila përcakton se dokumentacioni i pasurisë ku do ndërtohet impianti do duhet të paraqitet që në fillim. Deri më sot nuk e kemi bërë. Duke nisur nga zbardhja e ndryshimit në VKM, të gjitha aplikimet për të ndërtuar parqe fotovoltaike apo eoulike, duhet të dorëzojnë pronësinë apo qiramarrjen. Duhet marrë fund. Energjia elektrike janë një fushë e konsoliduar ku nuk mund të bëhen kompromise.



