Gazetari Aulon Kalaja për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Tiranë, thotë se opozita është e vonuar në nxjerrjen e kandidatit dhe brenda saj ka konfuzion.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se do të preferonte ndonjë kandidat tjetër në raport me këta që kanë dalë.
Por ai ngriti si shqetësim se Partia Demokratike nuk ka as ekip.
Zgjedhjet janë më 9 nëntor, fushata për Partinë Socialiste ka nisur, kemi jo vetëm emrin, por ajo po takon gjithë artisët, gjithë enturazhin që deri dje e kishte Veliaj.
Këta njerëz që deri dje identifikoheshin në krahë të Veliajt, tani thonë se nuk ishim të Lalit, jemi të Partisë Socialiste.
Ndërkohë nga opozita ka konfuzion, njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit. Informacionet janë që janë tre emra (Florian Binaj, Florian Haçkaj dhe Ermal Hasimja), kryesia e vogël dhe e madhe do marrin vendimet.
Spostohet e vetmja kandidaturë grua që mund t’i jepte një elegancë dhe garës, ndërkohë që përballë do kandidojë një zonjë që ka plotë dosje ne SPAK.
Unë mendoj se është një shans i artë për opozitën, por fakti që vonoi kandidatin është një sëmundje e vjetër e opozitës.
Të paktën të dalë sot kandidati që të ketë mundësi që të takojë strukturat e PD, për mbështetje është çështje tjetër.
Unë do isha për ndonjë kandidat tjetër, pse jo dhe politik, në raport me këta që kanë dalë. Mos të ketë kandidat PD-ja, mban një çik erë.
Unë dua që kandidati që të dalë të mos ketë biznes me qeverinë dhe të mos vendoset në tavolinën e ndonjë oligarku, fitorja e Tiranës.
Asnjë nga njësitë e Tiranës nuk janë fituar në zgjedhjet e 11 majit. Ose një komunë të paktën në Tiranë, për të qenë konkurrues.
Ose ne duhet të ndajmë mendjen që këtu nuk ka zgjedhje dhe të mos futemi në zgjedhje.
Nëse thua që ky i vjedh zgjedhjet, ti po i demotivon që të mos dalin në zgjedhje qytetarët.



