Meta në SPAK, Vangjeli: Sinjal pozitiv, shqiptarët po shohim atë që është thënë nën zë

Meta në SPAK, Vangjeli: Sinjal pozitiv, shqiptarët po shohim atë që është thënë nën zë

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e MCN Live ka komentuar paraqitjen e kreut të PL-së Ilir Meta në SPAK për të cilën u shpreh se sot jemi duke parë atë që prej kohësh është thënë nën zë.

Duke e cilësuar si një sinjal pozitiv, ai tha se shqipatrët janë duke parë të vërtetën, ndërsa shtoi se sot është Meta, por nesër mund të jetë Rama, Berisha apo Basha.

Kurioziteti gjithmonë prevalon mbi të përgjithshmen. Ajo që shikoni sot është prova e asaj që është thënë nën zë por që s’kanë dashur ta kuptojnë. Të gjithë mëkatarët e pafund të Tiranës dalëngadalë jo në mënyrë të përsosur, por me ngulm nesër më shumë se sot shqiptarëve po u prezantohet sistemi i drejtësisë. E shoh si një sinjal pozitiv, është nga të vërtetat elementare. Një nga arsyet pse e liga është bërë mullar është sepse ndryshe nga sa shkruhet në kushtetutë ka munguar ekuilibri dhe kontrolli mes tre pushteteve kryesore.

Ai që merrte shumicën parlamentare bëhej kryeministër. Nëse deri dje ata ishin promovues të karrierës në sistemin e drejtësisë, sot janë subjekt i saj. Sot ëhstë Meta, nesër mund të jetë, Rama, Berisha, apo Basha. Pra të gjithë këta aktorë të ‘big brother’ tonë të vazhdueshëm do ta kapërcejnë atë derë. Kjo është ajo gjëja që ka ndryshuar thelbësisht në Tiranë që shumëkush lutet duke thënë ‘bëje zot ëndërr’, por nuk do të jetë ëndërr por makth.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy