Debate për “Territorialen” në Kuvend/ Berisha akuza ndaj Tom Doshit: Po bën presion dhe pazare për votat

Debate për “Territorialen” në Kuvend/ Berisha akuza ndaj Tom Doshit: Po bën presion dhe pazare për votat

Seanca e sotme plenare për votimin e Reformës Territoriale ka prodhuar përplasje jashtëzakonisht të ashpra. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të rënda nga foltorja e Kuvendit, duke pretenduar se procesi po manipulohet përmes prapaskenave dhe presioneve të forta mbi deputetët për të siguruar votat e nevojshme.

 

Berisha akuzoi drejtpërdrejt Tom Doshin se po ndërhyn në mënyrë të paligjshme për të detyruar deputetët të bëhen pjesë e votimit pro hartës së re administrative të propozuar nga Partia Socialiste.

 

Ndërkohë që zhvillohet ky debat, njeriu me 5 mbiemra këtu në parlament, që ka porosi të vrasjeve, që është i implikuar mit tre kartele droge, bën presion mbi deputetët dhe bën pazare për t’i detyruar që të votojnë. 

U bëj thirrje përfaqësuesve të Fushë-Arrëzit, të Pukës dhe të zonave të tjera të zgjedhin dinjitetin, karakterin, nderin dhe përfaqësimin e qytetarëve, pa u dorëzuar para Edi Ramës dhe pazareve të tyre të pista. 

"Dënoj me forcën më të madhe dhunën, terrorin nga narkopolicia e Skënder Ballukut dhe Edi Ramës ndaj kryetarit të Bashkisë së Memaliajt. Hakmarrje primitive ndaj tij për faktin se qytetarët e Memaliajt refuzuan Edi Ramën. I propozoj Bashkisë Divjakë, Bashkisë së Durrësit, i propozoj të gjitha bashkive, të ngrenë që nesër 'shtyllat e turpit' për të shkruar me gërma të zeza emrat e këtyre tradhtarëve të zgjedhësve të tyre. 

 

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se shkrirja e njësive si Manza, Sukthi, Rrushbulli apo Ishmi cenon rëndë të drejtat e mbi 105 mijë banorëve vetëm për llogari elektorale të socialistëve, duke dhënë një premtim të prerë për momentin kur opozita të marrë drejtimin e vendit.

 

"Çfarë jeni këtu mor ju, çfarë jeni ju? A keni turp nga vetja juaj që flisni në këtë mënyrë? Si mund të zbrisni në zero? Manza, Sukthi, Rrushbulli, Ishmi, janë 105 mijë banorë dhe u mohojnë vetëqeverisjen në mënyrën më kriminale vetëm për qëllime elektorale. Pra, absolutisht nesër po të dalim në pushtet do ngremë 'shtyllat e turpit' për ju". 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy