Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Themos Demiris.
Me anë të një postimi në Twitter, Soreca bën me dije se kanë diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Teksa ka ndarë detaje nga takimi, ambasadori thotë se Konferenca e Parë ndërqeveritare duhet të mbahet sa më parë.
Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA. Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.
Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit.



