Mali i Zi me kryeministër shqiptar/ Peroviç: Abazoviç siguron një stabilitet më të madh politik

Mali i Zi me kryeministër shqiptar/ Peroviç: Abazoviç siguron një stabilitet më të madh politik

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka mandatuar një ditë më parë formimin e qeverisë me liderin e Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç.

Përmes një lidhje me skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, analisti dhe ish-nënkryetari i Kuvendit Xhemal Peroviëq, tha se pas këtij mandatimi pritet që një tjetër parti politike malazeze të jap pëlqimin që të pas të bëhet mandatimi i plotë.

Pas këtij mandatimi pritet që edhe një parti tjetër malazeze të jap pëlqimin dhe të bëhet mandatimi i saj, duhet të pritet një ekspoze i mandatarit për kryeministrin për të parë se çfarë kaheje do të marrë më pas Mali i Zi. Deri tani, kahja ka qenë drejtimi i timonit kah integrimi evropian, por kjo do të thotë se do të ndryshohet rruga që ka marrë qeveria e rrëzuar, por s’ka asgjë konkrete se çfarë mekanizma do të merren në këtë rrugë.

Çdo të thotë për Malin e Zi një kryeministër shqiptar?. Sipas ish-nënkryetarit të Kuvendit Xhemal Peroviq, Abazovic, do të siguroj një stabilitet më të madh politik në vend.

Abazovic, ka ndjekur gjatë karrierës së tij politike, dhe fati që është shqiptar në këtë moment mund të ngjallë vetëm situatën e tensionuar ndërnacionale, mund të shtojë një gjuhë të urrejtës, por me sigurimin e më shumë se 41 votave mbështetëse ose numri magjik i 49 votave, do të mundësoj ndryshimin e institucioneve. Abazovic do të krijojë stabilitet më të madh në kuptimin politike në vend.

Sipas Peroviq, zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Mal të Zi, priten të mbahen në maj 2023. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy