Dita e Çlirimit/ Homazhe edhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit  në Vlorë

Dita e Çlirimit/ Homazhe edhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit  në Vlorë

Është përkujtuar në Vlorë 79 vjetori i Çlirimit të vendit.

Homazhe nga qytetarë, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe ai qendror, në varrezat e dëshmorëve të kombit në Vlorë.

 Për familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët e Vlorës, 29 Nëntori mbetet një ditë e shënuar për ta pasi përkujtohet figura e të afërme të tyre të rënë për liri.

 Të pyetur nga korrespondenti i MCN tv nga Vlora, nëse familjarët e tyre do të ishin krenar për Shqipërinë e këtyre viteve ata thonë se Shqipëria nuk është ende vendi që të gjithë duam teksa fajtore për këtë gjë shohin politikën.

 Familjarët e dëshmorëve thonë se të rënët për atdhe nuk janë të respektuar sa duhet, teksa sa më tepër vitet kalojnë ata respektohen edhe më pak. Familjarët e dëshmorëve shprehen se nuk duhet vetëm një ditë për të nderuar ata që dhanë jetë për liri, por duhet më tepër përkujdesje për dëshmorët, nderim, respekt si dhe mbështetje ekonomike për familjarët e tyre

Ermal Dredha kreu i bashkisë së Vlorës, ka dhënë mesazhin e urimit për 79 vjetorin e Çlirimit, teksa nuk ka munguar as fjalët vlerësuese për dëshmorët e kombit dhe të gjithë ata që dhanë jetën për liri.

 Përgjatë ceremonisë u vendosën kurora me lule në varrezat e dëshmorëve nga përfaqësuesit më të lartë të pushtetit dhe familjarët e të rënëve për atdhe në shenjë nderimi për figurën e heronjve të kombit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy