Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një video- mesazh të lojtarit të Kombëtares, Taulant Xhaka.
Futbollisti shprehet se më 25 prill shqiptarët duhet të votojnë PD-në, numrin 9, për ndryshimin.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni për ndryshimin”, shprehet Xhaka në mesazh.
Poashtu edhe lojtari tjetër i kombëtares Migjen Basha, i është drejtuar me mesazh votuesve shqiptar.
"Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni Ndryshimin", shprehet futbollisti Migjen Basha.
Përmes mesazheve përkrahëse edhe futbollistët tjerë të Kombëtares, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli dhe Ergys Kaçe, kanë nxitur votuesit shqiptar të votojnë, sipas tyre, ndryshimin që do sjell PD.



