
KAS njeh Lulzim Bashën kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit.
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot ankimimin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" që kundërshtuan regjistrimin e Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën.
Kësisoj, në fuqi mbetet vendimi i tre ditëve më parë, ku komisioneri Ilirjan Celibashi regjistroi PD-në me kryetar Lulzim Bashën për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit.
PS kandidon në Kukës me prefektin Albert Halilaj, koalicioni Bashkë Fitojmë kandidon me Emri Vatën, ndërsa PD zyrtare, e drejtuar nga Basha, nuk ka caktuar kandidat ende. Kujtojmë që zgjedhjet e pjesshme në Kukës u shpallën pas dorëheqjes së Safet Gjicit, i cili u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, dhe akuzohet për korrupsion lidhur me një tender për qentë endacakë.



