
Hipoteka e Vlorës duket që sërish nuk po gjen qetësi me drejtuesit e saj. Ditën e sotme bëhet e ditur se kanë dhënë dorëheqjen drejtorja e re Elona Hodaj dhe zv.drejtori Krenar Xhemali.
U duk se emërimi i Hodajt me 19 shtator, mbyllte rrokadën në institucionin ku u pushuan 6 juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19 të tjerë.
Sakaq, Hodaj zëvendësoi në detyrë Alteo Nazëraj, i cili po ashtu dha dorëheqjen vetëm 10 ditë pasi ishte emëruar.
Dyshohet paraparkisht se shkak për largimin e Hodajt është bërë dosja për pronat në Jalë.
Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një burim sherri dhe zonë e ‘minuar’ pasi dy grupe të ndryshme pretendojnë për pronësinë e një pronë në zonën e Jalës. Njëri nga grupet ka marrë vendimin se formës së prerë nga gjykata për këtë pronë, ndërsa Kadastra prej kohësh ka kërkuar pezullimin dhe duke favorizuar palën tjetër.



