PD ka reaguar ditën e sotme përmes deputetit Tritan Shehu, në lidhje me mbledhjen që kryeministri Rama pati me drejtorët e Hipotekave në Kryeministri.
Rama u kërkoi atyre që të japin dorëheqjen, pasi performanca ka qenë skandaloze. Mirëpo, sipas Shehit, kjo mbledhje nuk është gjë tjetër vetëm se një shfaqje.
REAGIMI
Z.RAMA NE TAKIMIN ME DREJTORET E HIPOTEKAVE KERKON TE BEJE “OPOZITEN” E QEVERISJES SE TIJ!!!!
“Shfaqje” te tilla duket se tashme do te jene rutine.
Nje strategji e tille eshte vecse populiste, pikerisht per tu cfajesuar nga pergjegjesite e qeverisjes se tij si kryeminister, ose me mire nje “GJETHE FIKU” kjo per Qeverine e ate vete.
SIC PERHAPNIN DIKUR: “FAJET I KA MEHMETI SE ENVERI NUK DI GJE”!
Vecse ketu kerkohet te thuhet:”Nuk dinte gje”!!



