
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar të dhënat që publikoi Gallupi pak ditë më parë për emigrimin e shqiptarëve.
Kreu i shtetit u shpreh se kjo situatë është shqetësuese, ndaj apeloi që ky fenomen të parandalohet.
Duke i vlerësuar si shumë të rëndësishme të ardhurat që vijnë nga emigrantët shqiptarë, presidenti Meta nënvizoi se paratë e tyre duhet të kanalizohen në veprimtari efikase.
Deklaratat e Metës u bënë gjatë një aktiviteti në kuadër të 25-vjetorit të IOM Albania, Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit në Shqipëri.



