Marrëveshja për targat/ Anëtarët e PSD-së e gjuajnë me qershi kryeministrin Kurti

Marrëveshja për targat/ Anëtarët e PSD-së e gjuajnë me qershi kryeministrin Kurti

Anëtarët e Partisë Social-Demokrate të Kosovës, mbrëmjen e së enjtes kanë hedhur qershi në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, në shenjë proteste për arritjen e marrëveshjes me Serbinë për çështjen e targave dhe pajtimin pajtimin për të vazhduar dialogun sipas propozimit franko-gjerman.

PSD përmes një aksioni simbolik para objektit të Qeverisë, protestuan nën sloganin “Një grusht qershi për Kryeministrin”.

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka thënë para gazetarëve se kreu i ekzekutivit hoqi dorë nga vendimi për targat dhe, sipas tij, e ka pranuar edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në bazë të propozimit franko-gjerman.

Natën ka nënshkruar marrëveshje vartësi i tij i cili ka pranuar krejt marrëveshjet që i kemi kundërshtuar së bashku dhe të cilat janë të dëmshme për Kosovën.

Fakt që kryeministri i Kosovës tenton të hyjë fshehtas në një takim publik me Polici të Kosovës, tregon çfarë marrëveshje ka bërë dhe sa të dëmshme ka qenë. Aksionet tona nuk do të ndalen, pasi këto marrëveshje janë të dëmshme.

Ndryshe, pas rreth gjashtë orësh bisedime në Bruksel, Kosova u pajtua që të heqë dorë nga masa e gjobës për targat ilegale dhe kështu është nënshkruar marrëveshje për de-eskalim në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Paraprakisht, edhe Serbia ishte pajtuar që të mos lëshojë targa të reja me inicialet “KM.” e të ngjashme.

“Kemi marrëveshje”, shkroi krye-diplomati evropian, Josep Borrell në Twitter, kur njoftoi arritjen e pajtimit.

Qeveria e Kosovës kishte filluar zbatimin e shkallëzuar të vendimit për targat më 1 nëntor, që përfshinin qortime, gjoba, tabela provuese dhe më në fund konfiskime, duke shkaktuar protesta dhe dorëheqje masive të policëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve serbë në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy