Drafti i amnistisë penale i miratuar nga qeveria nuk do të miratohet në parlament nga Partia Demokratike. Kryetari i saj, Lulzim Basha tha se drafti favorizon zyrtarët e korruptuar.
Nga ana tjetër deputeti Bledion Nallbati, ka sqaruar se amendamenti i propozuar prej tij nuk ka për qëllim faljen e zyrtarëve të lartë të dënuar nga SPAK.



