Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e nesërme në panairin e punës në Athinë dhe me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Rama thotë se dje shqiptarët shkuan për të kërkuar punë dhe nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë për të treguar punët që mund të gjejnë.
Ai thotë se kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’ju thënë se ka punë për ta.
Ejani dhe të takohemi me sipërmarrës të fushave të ndryshme për tu njohur me mundësinë dhe kushtet e kontratat e punës në Shqipëri, më pas gjykoni vetë.
Kjo është koha kur për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është kaq reale sa duket me sy.
Për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të Europës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kanë rënë dakord me planin e reformave deri në 2027.
Shpejtësia që ne po ecim me hapjen e kapitujve të negociatave është më e shpejta.
Bashkimi Europian është shumë i interesuar të na fusë në shtëpinë e tyre. Duke i dhënë fund poshtërimeve dhe nëpërkëmbjeve.
Kjo është ngritja e dytë e flamurit pas asaj të pavarësisë në 1912. Kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi më i mirë.
Të gjithë shqiptarët në Greqi dhe Europë ju them le t’i harrojnë historitë dhe të kapemi të bëhemi ylli i ri në flamurin e Europës së Bashkuar.



