Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, ka qenë këtë të martë në Himarë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët e këtij qyteti. Kefalogianis në fjalën e tij ka përcjell fillimisht mesazhet e kryeministrit Mitsotakis, drejtuar qytetarëve, teksa më pas ka folur për dy prej çështjeve më të nxehta të kohëve të fundit, arrestimi i Fredi Belerit si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.



