Dialogu politik/ Escobar dhe Lajçak vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin

Dialogu politik/ Escobar dhe Lajçak vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak dhe i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me shumë gjasa do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë këtë javë, njoftoi Radio Evropa e Lirë.

Sipas informacioneve të mediumit nga burime diplomatike në Bruksel, qëllimi i vizitës është që të bisedohet edhe një herë me palët për të gjetur një zgjidhje lidhur me lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë që vijnë në Kosovë.

Më 18 gusht, Bashkimi Evropian thirri një raund të ri në nivelin më të lartë politik, por bisedimet disaorëshe përfunduan pa marrëveshje dhe kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borell, paralajmëroi vazhdimin e negociatave.

Sipas REL-it, negociatorët kryesorë të Serbisë dhe Kosovës është dashur të takohen këtë javë në kuadër të vazhdimit të angazhimit në Bruksel, por me shumë gjasa do të pritet rezultati i bisedimeve që Lajçak dhe Escobar do të kenë me bashkëbiseduesit në Prishtinë dhe Beograd.

Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se këto ditë ka interesim dhe angazhim të shtuar edhe të disa liderëve perëndimorë për të gjetur zgjidhje.

Vetë Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë pas takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë se ka kohë deri më 1 shtator, ndonëse ka tërhequr vërejtjen se koha “po ec”.

Nga takimet e të dërguarve të posaçëm të BE-së dhe SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, do të varet nëse do të ketë takim të ri në kuadër të dialogut në Bruksel, dhe nëse po, në çfarë niveli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy