
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka dhënë mandatin e deputetit Plarent Ndrecës.
Ky i fundit merr mandatin e ish-deputetit Arben Ahmetaj, i cili është në kërkim për aferën e inceneratorëve.
Kujtojmë që më herët drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, refuzoi të zërë vendin e Ahmetajt në Parlament.
Kreu i KQZ Ahmetaj tha:
“Vendos dhënien e mandatit të deputetit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shume emërore të Partisë Socialiste, për zonën zgjedhore qarku Tiranë, Plarent Ndrecës. Kundër këtij vendimi ankimimi mund të bëhet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit. Ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”.



