Kalaja: Vota në Durrës është transformuar, mos hapja e gjithë kutive fsheh diçka (VIDEO)

Kalaja: Vota në Durrës është transformuar, mos hapja e gjithë kutive fsheh diçka (VIDEO)

Kandidati i Partisë Demokratike Durrës, Aulon Kalaja, thotë se kërkoi rinumërimin e të gjithë kutive në qarkun e Durrësit pas dyshimeve dhe provave që vota e tij është transformuar.

Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se ka qenë kandidati i parë në Republikën e Shqipërisë i cili ka kërkuar rinumërimin dhe ndonëse u tha se dje do të hapeshin tre kuti, ende sot nuk ka nisur procesi i rinumërimit.

Ai deklaroi se fakti që këta nuk hapen videot dhe nuk hapet i plotë qarku i Durrësit, tregon se ka diçka që fshihet, pasi në Tiranë dhe Fier u hapën të gjitha kutitë.

Kam kërkuar rinumërim të plotë të kutive për kandidatët, por për qarkun Durrës është vendosur që të hapen disa kuti, jo të gjithë qarkut. Nëse nuk hapim videon e numërimit për subjektet politike, aty ka dalë vota në ekran si votë e virgjër dhe nga numërimi i parë te rinumërimi, vota është transformuar. 

Ose mua më është prishur vota nga kalimi te numërimi i parë te i dytë, duke ia vendosur X një kandidati tjetër, votë që cilësohet e vlefshme për PD, por jo për mua. Prandaj i kam kërkuar KAS që paralelisht me hapjen e kutive duhet të ballafaqohet me videot e numërimit.

Kam kërkuar mos shpalljen si vota të pavlefshme, aty ku qytetari e ka shprehur qartë vullnetin e vetë, që nëse një shenjë ka dalë pak nga kutia, kjo votë është e qartë, nuk mund të jetë e pavlefshme. Apo kur një votues nuk ka vendosur shenjën te kutia, por te emri apo mbiemri im. Gjatë rinumërimit këto vota dalin të pavlefshme. 

Dje kam organizuar një protestë në ambientet e jashtme të pallatit të sportit “Fahrie Hoti”. Ne kemi punuar tre muaj për këto vota dhe del KAS me një vendim dhe hedh poshtë gjithçka. Objeksioni tjetër që kam unë është për një vendimmarrje të KAS, nuk kemi të bëjmë me gabime njerëzore se nëse marrim gjithë votat që janë transferuar në Tiranë, janë 10 mijë vota.

Është shumë i rëndësishëm procesi i rinumërimit të votave, jam shumë i bindur se siç ndodhi në Fier do ketë lëvizje mandatesh edhe për qarqe të tjera, kjo është një betejë për dinjitet dhe zgjedhjet e ardhshme. 

Votat që janë të trafikuara dhe vullneti i numëruesit është shumë i qartë, ia marrim Aulonit dhe ia japim dikujt tjetër. Pamjet filmike unë i kam dërguar në KAS. Fakti që këta nuk hapin videot dhe nuk hapin të plotë qarkun e Durrësit, ka diçka që fshihet se Tirana dhe Fieri u hapën të gjitha kutitë, ndërsa në Durrës jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy