
Kryedemokrati Sali Berisha iu përgjigj pyetjes se pse nuk e përjashtojnë Enkelejd Alibeajn, në komunikimin me ndjekësit në Facebook.
Ai e cilësoi si pyetje normale, por kujtoi se kur u hoq nga statuti neni i përjashtimit, u bë me besimin më të madh se procesi në të cilin po kalonte Partia Demokratike do të dominonin përpjekjet për ribashkimin e të gjithë kontributorëve, investitorëve, aksionerëve politikë të kësaj partie.
Jo vetëm nuk kemi nen përjashtimi, por kemi një nen që autorizon cilindo që nuk bie dakord me kryetarin të krijojë fraksion brenda kësaj partie. Ne i ndjekim, mirëkuptojmë.
Ju i shikoni vetë zhvillimet se çfarë dalin njëra pas tjetrës, super skandalet e atij që besimin tonë për 8 vite e kishte varur në gozhdën e Edi Ramës.
Dhe kishte vendosur njëlloj si ai të pasurohej në mënyrën më të paligjshme në një seri aferash si është ajo e Durrësit.
Ajo që mund të themi se opozita e vërteta e pamohueshme pësoi një infeksion të rëndë dhe akti absolutisht më makabër, armiqësor, makbethian i Ramës pas grabitjes së votës, është grabitja e kreut të opozitës shqiptare në mënyrën më mafioze, më të rëndë, papranueshme.
Ndaj ta marrim si një proces këtë, të tregojmë durim janë qytetarët që e shihni për kë punon secili kush mbron interesat e kush është i emëruar.
Në fund të këtij procesi ne do kemi fitoren që meritojmë kurse të tjerët do marrin atë vend që u rezervon historia bukëshkelësve dhe pengjeve.



