Reforma në Drejtësi/ Yuri Kim: Rastet e vështira po vijnë

Reforma në Drejtësi/ Yuri Kim: Rastet e vështira po vijnë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar sërish për Reformën në Drejtësi. Përmes një postimi në “Twitter”, Kim thekson se Gjykata Kushtetuese është duke funksionuar dhe se ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka marrë 25 vendime deri tani.

Sipas Kim, rastet më të vështira janë duke ardhur dhe se SHBA do të jetë e përfshirë deri sa sistemi I drejtësisë të jetë funksional.

“Pas 3 vitesh e paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka marrë 25 vendime. Rastet e vështira po vijnë. Reforma në Drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me ju, derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional”, shkruan ambasadorja Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy