
Gazetari Neritan Sejamini thotë se PD-së i duhet një tjetër qasje në raport me votuesin. Sejamini u shpreh se në kuptimin e diskursit politik, PD ka mbetur pak mbrapa në kuptimin e diskursit politik dhe kjo mund të reflektohet te suksesi te elektorati.
Politika bëhet ndryshe, bëhet me frymëzim. Të fitosh zemrat e njerëzve nuk është proces mekanik. Nëse do për imazhin tënd duhet të japësh një mendim të fortë, kurajoz. Kështu fitohet simpatia e njerëzve. Ju p.sh. e fituat kur mbajtët ca qëndrime kurajoze. Gjuha e drunjtë burokratike është korrekte. Ky është problemi. PD ka ngelur pak peng në kuptimin e diskursit. PD dikur mjaftonte të denonconte komunizmin. Në këto zgjedhje do t’u votojnë njerëz që kanë lindur në 2008-n.



