Gazetari Mariglen Kume për zhvillimet në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, deklaroi se debati që ka ndodhur ka qenë me tension.
Duke folur për “MCN Live” ai tha se në Asamble ishte një lloj tensioni i shumicës së deputetëve të Partisë Socialiste se ndihen të zhvlerësuar nga kryetari
Elisa Spiropali ishte e vetme në atë që ka bërë, është vetëm, nuk ka një tezë politike, është emocionale, nga një ministre që qe, kryetare Kuvendi, tani është vendosur në rreshtin e dytë dhe të tretë ku ulen deputetët, është tërësisht emocionale.
Në Asamble ishte një lloj tensioni i shumicës së deputetëve të Partisë Socialiste se ndihen të zhvlerësuar nga kryetari. Nga burimet brenda atij takimi, më shumë se tre orë e gjysmë nga gjashtë orë asamble, janë marrë vetëm me çështjet e pronës dhe ka qenë në qendër të vëmendjes drejtoresha e ASHK-së, ku secili nga deputetët sillte problematikat e zonave të tyre.
Janë përballur me një lloj arrogance nga drejtoresha e ASHK-së dhe këtu lindi dhe përplasja se Elisa Spiropali i është drejtuar kryetares së ASHK-së duke i thënë se bëj kujdes kur flet me deputetët se ne jemi të zgjedhur, në këtë moment ka ndërhyrë Kryeministri, duke thënë se mbylle se të nxjerrë jashtë. Më shumë se 70% e deputetëve kanë shprehur shqetësim për problematikat e pronave.



