Dita e dytë e Kongresit të PS, nga ndryshimet statutore te programi politik

Dita e dytë e Kongresit të PS, nga ndryshimet statutore te programi politik

Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur të shtunën ditën e dytë të punimeve dhe është ndarë në tri pjesë.

Në nisje të Kongresit do të ketë një fjalë nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev.

Më pas pritet të ketë diskutime me tema si rindërtimi pas tërmetit, Pakti për Universitetin, drejtësia, energjia, turizmi, legalizimet dhe integrimi europian si dhe një fjalë nga kryeministri Edi Rama.

Seanca e dytë nis në orën 12:00 me dy raporte. Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit nga Shpëtim Cani dhe raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i koordinimit Elektoral të PS, Arben Pëllumbi.

Më pas do të jetë prezantimi i programit politik “Shqipëria që duam 2030” nga sekretari për koordinimin e Këshillave të Rajoneve në PS, Ilir Beqaj.

Prezantimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë do të bëhet deputeti Alket Hyseni.

Seanca e tretë nis me organizimi i procesit të votimit dhe numërimit  të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore dhe Etikës të partisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy