Kello: Pas konsultimeve të brendshme PD takon aleatët, qëllimi unifikimi i forcave

Kello: Pas konsultimeve të brendshme PD takon aleatët, qëllimi unifikimi i forcave

Pas konsultime të brendshme, PD po zgjeron diskutimet me qëllim unifikimin e forcave në prag të protestës, edhe me aleatët e tjerë opozitarë.

Gazetari Andon Kello në një raportim për MCN Live tha:

Pas konsultimeve të brendshme PD, pasi ka mbledhur Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe grupin parlamentar po e zgjeron aksionin e saj, por edhe diskutimet dhe negociatat edhe me aleatët, me Federatën Opozitare, ku deri më tani kanë mbërritur në selinë e PD disa aleatë, nga Adriatik Alimadhi, Agron Duka, Tedi Blushi, së bashku me Artur Roshin. Pas pak minutash do ketë një konferencë për shtyp. Një unifikim forcash, për të dëgjuar mendime, por edhe për të patur sa më shumë prezencë në aksionin opozitar që ka filluar tashme. Opozita i ka ndërprerë marrëdhëniet institucionale me të gjitha komisionet parlamentare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy