Bushati komenton konkluzionet e Samitit Europian: BE-ja e rikonfirmon aq troç sa s’ka, hapja e negociatave varet nga Vettingu

Bushati komenton konkluzionet e Samitit Europian: BE-ja e rikonfirmon aq troç sa s’ka, hapja e negociatave varet nga Vettingu

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar konkluzionet e Samitit Europian.

Bushati thekson se Këshilli Europian rikonfirmon qartazi perspektivën europiane të rajonit tonë dhe thekson rëndësinë e përparimit në rrugën e reformave.

Me anë të një statusi në rrjetin social "Facebook" numri një i diplomacisë shqiptare theksoi se BE po e thotë çdo ditë troç se hapi i ardhshëm i Shqipërisë hapja e negociatave varet nga zbatimi i reformës së sistemit të drejtësisë, në veçanti zbatimi i procesit të vettingut. 

STATUSI I MINISTRIT TË JASHTËM DITMIR BUSHATI

BE-ja e rikonfirmon aq troç sa s’ka!

Këshilli Europian rikonfirmon qartazi perspektivën europiane të rajonit tonë dhe thekson rëndësinë e përparimit në rrugën e reformave.

Mirëpresim fokusin ndaj Ballkanit Perëndimor si një rajon jetik për BE-në dhe sigurinë kolektive dhe vëmendjen e përqëndruar të shteteve anëtare, që evidenton vlerën e shtuar të rajonit për familjen europiane.

Theksi vihet tek vazhdimi me vendosmëri i reformave, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe nismave gjithpërfshirëse rajonale.

Progresi i arritur deri më tani, nxit angazhimin e BE-së për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit në çuarjen përpara të reformave dhe projekteve europiane.

Për Shqipërinë është një aspiratë kombëtare, një interes jetik, një punë e përditshme dhe e përkushtuar dhe rezultate të prekshme për qytetarët tanë.

Ajo çfarë pritet nga ne është e qartë. Ne duhet të tregojmë përgjegjësinë kombëtare për të mos e vonuar më shumë afrimin me BE, dyert e së cilës mbeten të hapura për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e rajonit tonë.

BE po e thotë çdo ditë troç se hapi i ardhshëm i Shqipërisë - hapja e negociatave - varet nga zbatimi i reformës së sistemit të drejtësisë, në veçanti zbatimi i procesit të vettingut. Është koha që të hiqet dorë nga loja me lufra nga çadra e t'i hapet rruga jetësimit të një reforme thelbësore për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Krijimi i organeve të vettingut nga Kuvendi do t'i jepte një sinjal të qartë partnerëve tanë europiane mbi vullnetin tonë për të vendosur sundimin e ligjit në vend. Interesi kombëtar e bën edhe më urgjente këtë hap në këtë kohë të trazuar në rajon. #PunëJoBroçkulla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy