
Dy ditë pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama që të shpërndajë Parlamentin dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ajo thotë se nuk ka marrë mandatin e deputetit të PS, por se tashmë ai ka shkuar në vendin e vetë.
Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet.
Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.
Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë.
Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde.



