Gara për Kamzën/ Hoxha: Gëzoj besimin e strukturave të PD, të gjithë jemi në aksion opozitar kundër regjimit

Gara për Kamzën/ Hoxha: Gëzoj besimin e strukturave të PD, të gjithë jemi në aksion opozitar kundër regjimit

Kryetari i Partisë Demokratike në Kamëz, Arjan Hoxha, në studion e “MCNlive”, në cilësinë e kandidatit për primarë në këtë bashki, u bëri thirrje të gjithë atyre që duan të kandidojnë për primaret të marrin pjesë në këtë proces.

Sipas tij, të gjithë duhet të jenë në aksion opozitar kundër regjimit të Edi Ramës.

Ai tha se në PD ka një frymë pozitive, ndaj  u shpreh besimplotë se të njëjtën gjë do ta shtrijnë edhe tek vetë socialistët.

Në bashkinë Kamëz ka shumë intelektualë, që mund të marrin përsipër të garojnë në primare dhe janë të mirëpritur të garojnë. Unë besoj te fryma e ekipit.

Unë kam qenë edhe në fushata të tjera dhe jam partizan i frymës së ekipit.

Ne me të njëjtën frymë kërkojmë të dalim përtej demokrateve, tek pjesa gri, por edhe tek socialistët. Unë jam votuar me procesin një anëtar një votë. 14 maj do jetë ditë festë për Kamzën, sepse do të çlirohen nga trajtimi preferencial.

Kam një mbështetje të të gjitha strukturave, edhe të anëtarëve të tjerë, jam banor i Kamzës që nga viti 1995 dhe njoh aty çdo problematikë, kam besimin jo vetëm të demokratëve, por edhe të një pjesë të socialistëve që ndershëm që kanë dakort.

Arjan Hoxha ishte arrestuar bashkë dhe me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të armatosur, i quajtur Struktura për Mbrojtjen e Votës, pas vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani në zgjedhjet e 25 prillit në Elbasan.

Hoxha u shpreh sot në studion e MCN live, se gjykata me vendim ka shprehur se ndalimi i tij ishte i paligjshëm dhe se çështja është mbyllur.

Jam ish drejtues policie, dhe pavarësisht se gjykata u shpreh se ndalimi im dhe i kolegëve ishte i paligjshëm, dhe është pushuar si çështje ndaj nesh. Nuk jam shprehur lidhur me këtë sepse kam respektuar institucionet dhe absolutisht, pavarësisht se gjykata tha se ndalimi im dhe i kolegëve ishte i paligjshëm, unë në momentin që kam konstatuar një shkelje të ligjit, qëndroj aty për të dhënë informacion, atëherë nuk di çfarë mëkate kam bërë.

Ajo ishte strategji për mbrojtjen e votës, strategji bën çdo parti politike, që përdoret ndërkombtarisht, jo vetëm këtu, pra është strategji, nuk është strukture, sepse strukturë nënkupton të kesh logjistike, të kesh pajisje, asnjëri nuk ka pasur armë,  ajo ishte armë më leje, të gjitha tjerat janë nënshtruar procesit dhe do ti zbardhi koha, por mëkate personale të mia dhe të asnjë personi tjetër të përfshirë aty, nuk ka.

Ndërkohë që gjykata është në duart e dikujt tjetër jo të PD, do të thotë se po të kishin pas 000.1% përgjegjësi Arjan Hoxha, nuk do ishte sot në këtë studio, e ka vendos gjykata me vendim dhe unë i besoj, dhe i qëndroj vendimeve të institucioneve pavarësisht se janë institucione nën trysni politike, edhe nën këtë trysni, ata kanë marrë një vendim sipas tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy