Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pasditen e sotme i ka dërguar një mesazh falenderimi të personalizuar 11 mijë punonjësve të policisë, duke i falenderuar për bashkëpunimin.
Tahiri i ka çuar secilit polic pasditen e sotme, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe gjithçka që ka arritur Policia e Shtetit.
“Të falenderoj shumë për gjithçka arritëm të bënim bashkë që nga dita e parë. Jam krenar dhe i lumtur për policinë që krijuam, kjo edhe falë punës tëndë. Më të fortë do të jemi”, shkruan Tahiri.



