Deputeti socialist Baftjar Zeqaj, vizitën e kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi në Amerikë dhe pas kthimit praninë poshtë rrugicës së Sali Berishës, në protestën e opozitës, e sheh si të çuditshme.
Nga studio e MCN Live ai deklaroi se të gjithë e mendojnë se çfarë porosie i janë dhënë në Amerikë, duke nënvizuar se vetë Bardhi nuk është i qartë, do jetë me rrugicën apo me Amerikën.
Gazment Bardhi nuk ka marrë asnjë porosi nga Amerika, por kur vijnë këtu i kemi sekret, do i themi më vonë.
Nëse ka një mesazh të qartë pro kësaj opozite, do e thoshin, më trondit fakti që Bardhi vjen nga Amerika dhe shkon te rrugica e Berishës.
Duhet ta pranojmë që nuk ka marrë asnjë mesazh dhe këtë e tregon vetë fakti që pas kthimit shkoi direkt tek rrugica.
E gjithë pjesa e djathtë, secili ka interesat e veta dhe asnjëherë nuk kanë për t'u bashkuar dhe nuk janë të qartë për atë që duan.



