Kreu i PD Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama e anuloi vizitën në Durrës, ku do takonte kryebashkiakun Veliaj në paraburgim, pas denoncimit të tij.
"Paralajmëron Troplinin të mos përzihet dhe të mos kërcënojë Erion Veliajn”, u shpreh Berisha.
“Janë një seri e pafundme komunikimesh të Ramës me botën e krimit, zotime dhe angazhime të Edi Ramës për shpërblime me leje ndërtimi kundrejt shumave përrallore të lara në kulla dhe aktivizimeve në zgjedhje.
Pra në këtë aspekt bota e krimit po zien. U njoftua se po shkonte në Durrës, e denoncova sepse dyshova shumë se po shkonte ti çonte Pojën Erion Veliajt. Dhe unë i jap paralajmërimin më të fortë Xhevdet Troplinit; të mos përzihet, të mos kërcënojë, se do të ketë pasojat më të rënda. Se nuk e çoi kot. E anuloi vizitën, sigurisht se e denoncova në media, dhe e dinte se do të shkonit dhe ju pas, e skishte si të takohej me të”.



