Meta në qendrën e albanologjisë në Kalabri: Rrënjë të forta për arbëreshët

Meta në qendrën e albanologjisë në Kalabri: Rrënjë të forta për arbëreshët

Në kuadër të vizitës së tij në Kalabri, Presidenti Ilir Meta është ndalur në bashkinë e Frascineto ku u takua me Papa Antonio Belusci, një nga udhëheqësit më të ndritur fetarë të komunitetit arbëresh në Kalabri, albanolog dhe studiues i shquar.

Meta thotë se i angazhuar prej vitesh në hulumtimin e thelluar të kulturës shqiptare, ai ka ngritur edhe një qendër të jashtëzakonshme të albanologjisë, që me të drejtë i paharruari Dritëro Agolli e ka konsideruar si “Tempull”.

I lumtur të shihja nga afër këtë ‘Tempull’, ku shpirti i arbrit lëviz i lirë, një simbol sesi përpjekjet individuale, plot idealizëm, patriotizëm dhe përkushtim, i shërbejnë kombit dhe kulturës, jo vetëm arbëreshe, por edhe shqiptare, italiane dhe europiane. Në shembullin e tij frymëzues duhet të përpiqemi të bëjmë gjithçka për ta ruajtur të gjallë trashëgiminë e pasur kulturore arbëreshe, si dhe për të mbrojtur gjuhën arbëreshe, që meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO-s. Duke promovuar këtë pasuri të jashtëzakonshme kombëtare, ne do të forcojmë identitetin tonë europian dhe t’u japim të rinjve arbëreshë dhe shqiptarë rrënjë të forta për t’u fiksuar në trevat tona, si një mundësi e shkëlqyer për zhvillim dhe ndalje të shpopullimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy